FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku në protestë, i bashkohet grupit Bardhi-Berisha

Në protestën e sotme të opozitës është e pranishme edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk i është bashkuar zyrtarisht grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Deputetja shprehu skepticizëm pak ditë më parë në një reagim të gjatë, ndërsa është deklaruar publikisht kundër sulmeve ndaj SPAK si dhe kundër aksionit të opozitës në Parlament duke sjellë bllokimin e seancave.

Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj, i cili drejtonte grupin parlamentar të Partisë Demokratike në vitin 2021, kur edhe nisi përplasja brenda kësaj partie. Rrushaj nuk u deklarua me asnjë grup dhe preferoi të jepte dorëheqjen, duke u tërhequr nga politika aktive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?