Jorida Tabaku tregon se çfarë fshihet pas rritjes së çmimit të karburanteve
Nga Jorida Tabaku
Diskutuam ditën e djeshme në kuvend rritjen e çmimeve të ushqimeve .
Qeveria u ankua se nuk ka çfarë t’i bëjë luftës në Ukrainë si dhe u justifikua se ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon.
E vërteta është që rritja e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet 🥦 dhe mishin është në nivele stratosferike.
Qeveria justifikohet në vend që të ndërmarrë nisma konkrete me taksat ose shpërndarjen e buxhetit për shqiptarët.
A është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve? Natyrisht që jo!
Shihni çmimin e karburantit që vendoset nga bordi i oligarkëve dhe që ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.
Përse rritet çmimi i naftës ⛽?
Sepse 60% e çmimit të naftës janë taksa dhe tarifa.
Sepse tregu i naftës është me oligarkë që kanë centralizuar ofertën dhe qeveria nuk është më në krahun e qytetarëve.
Këto shifra që janë të nxjerra nga të dhënat e INSTAT e konfirmojnë qartë problemin e rritjes së çmimeve që ka Shqipëria!