FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku: Zhvlerësimi i Euros, pasojë e pastrimit të parave dhe korrupsionit

Nga Jorida Tabaku: 

Euro ka njohur minimumin historik gjatë kësaj vere.

Gjatë gjithë verës Euro është këmbyer me nën 100 lekë një euro. Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të euros.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka lidhje as me turizmin, as me ndonjë sektor tjetër të cilët nuk po reflektojnë atë që duhet të kishin reflektuar të paktën në ekonomi. Përgjigjen na e jep INSTAT dhe Ministria e Financave. I vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, ndërsa nga ana tjetër Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konfirmojnë që të gjitha investimet e huaja direkte që kanë ardhur në ekonomi dhe kanë shkuar në sektorin e ndërtimit lidhen me blerjen e pasurive të patundshme, që do të thotë që është pastrimi parave. Që do të thotë se është një fenomen që nuk ka lidhje me qytetarët e ndershëm që punojnë, nuk ka lidhje as me turizmin, as me bujqësinë.

Por nga ana tjetër po ndikon dhe po penalizon ato që ndershmërisht punojnë me punën e tyre. Prodhimi sot është duke u penalizuar. Produktet shqiptare të fermës dhe bujqësisë sot janë duke u penalizuar sepse shiten jashtë më shtrenjtë dhe praktikisht ka nxjerrë çdo gjë jashtë funksioni në tregun e brendshëm. Ekonomia shqiptare vetëm si rezultat i kësaj sot mbështetet tek importi dhe produktet e importeve.

Ne duhet të sjellim një model ekonomik i cili e shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet ndërkohë kjo që po ndodh është e fokusuar tek pastrimi parave dhe korrupsioni. Asnjë vlerë për qytetarët dhe asnjë vlerë për bizneset e ndershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?