Jozefina Topalli i drejtohet Diasporës: Ja tre hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar për votime
Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli ka bërë të ditur tre hapat që sipas saj, u duhen qytetarëve shqiptarë në diasporë të regjistrohen për zgjedhjet.
Sipas Topallit, zgjedhësi, që banon nga jashtë territort të Shqipërisë ka të drejtë për t’u regjistruar nga data 11 Janar.
Statusi
Zgjedhësi, qe banon nga jashte territor te Shqiperise ka te drejte per t’u rregjistruar nga data 11 Janar.
Rregjistrimi behet ne platformen e KQZ.
Per kete ai ngarkon në platformë:
(a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij;
(b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit
(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email
PD ka bërë publike regjistrimin on-line për diasporën në faqen e saj zyrtare, ‘Diaspora zgjedh Atdheun’.