Jozefina Topalli: Në Kuvend ka shumë të tjerë më të kaluar të dyshimtë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar sot për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që u hoqi mandatin deputetëve Dashmir Tahiri dhe Shkëlqim Selami.

Në një koment në Facebook, Topalli thotë se vendimi i KQZ është i vonuar dhe vjen nga presioni i ndërkombëtarë. Gjithashtu, Topalli shprehet se në Kuvend dhe në administratë ka ende politikanë më të kaluar të dyshimtë.

Postimi i plotë i Topallit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

1)Vendimi i sotëm për dekriminalizimin shume i vonuar, vjen nga presioni nderkombetar dhe jo nga vullneti politik qeveritar.

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Ky vendim është mesazh serioz për krerët e forcave politike qe vendosin listat e deputeteve .
  2. Ne Kuvend dhe ne administrate ka shume te tjerë me një te kaluar shume me te dyshimte.
  3. Kur filloi beteja per ate qe me vone u quajt dekriminalizim, kishte vetem 2-3 zera qe permendnin emra ne Kuvend.Te tjeret ne ate kohe ne rastin me te mire heshtnin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?