Jozefina Topalli: Pse nuk i realizoi Rama këto premtime që bën tani?

Nga Jozefina Topalli-

Pas 12 vitesh në pushtet, pas 12 vitesh premtimeve të thyera, pas 12 vitesh ku 1 milion shqiptarë u detyruan të largohen nga vendi sepse nuk panë më asnjë shpresë, tani Rama del dhe premton rroga 1000 euro e pagë minimale 500 euro.

Pse nuk e bëri më parë? Çfarë e ndaloi për një dekadë të tërë? Ku ishte kjo bujari kur mijëra prindër nisnin fëmijët e tyre në gomone drejt Anglisë? Kur familje të tëra shisnin gjithçka për të filluar nga e para në Gjermani? Kur të rinjtë braktisnin Shqipërinë sepse nuk gjenin as një punë të ndershme, as një shpresë për të ardhmen?

E vërteta është se ky nuk është një premtim për qytetarët – është një fjalë e radhës për të mbajtur pushtetin. Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Ata e dinë se kush ua boshatisi shtëpitë, kush ua shoi ëndrrat dhe kush i detyroi të bëhen emigrantë në vend që të ndërtonin jetën këtu.

Shqipëria nuk ka nevojë për fjalë boshe, por për një ndryshim të vërtetë – një qeveri që nuk kujtohet për njerëzit vetëm kur vjen koha e zgjedhjeve, por që kujdeset për ta çdo ditë. Partia Demokrake do beje ndryshimin.

SHKARKO APP