Juristi: Ligji për betimin mban emrin “Arta Vorpsi”. Është caktuar dhe Kryetari i Gj.Lartë

Juristi i njohur Jordan Daci gjatë një bashkëbisedimi në studion e “Abc News” me gazetaren Juli Xhokaxhi, tha se ndryshimet ligjore që ka propozuar mazhoranca mund të quhen ligji “Arta Vorpsi”. Ai argumentoi se ndryshimet ligjore fatkeqësisht po bëhen në shkelje të Kushtetutës.

Çfarë parashikohet? Nëse Presidenti nuk i thërret anëtarët, zyrtarët apo gjyqtarët brenda 10 ditësh për t’u betuar, atëherë ata mund ta çojnë vetë betimin me postë në institucion. Këto ndryshime bëhen pasi Meta nuk thirri Arta Vorpsin dhe kjo e fundit u betua tek noteri.

“Unë personalisht kam patur vleresim për znj. Vorpsi, por më shastisi kur bëri atë veprim (betim tek noteri) nga dëshpërimi deligjitimoi veten. Qëllimi final i kësaj mazhorance është të ketë njerëzit e saj në gjykata. Dëshira për kontroll është shumë e madhe, edhe kryetari Gjykatës së Lartë është caktuar, vetëm se nuk i kanë vënë emer… do e merrni vesh shumë shpejt. Të gjitha këto veprime janë “atentat” ndaj SPAK-ut sepse politikanët duan të sigurojnë mbrojtje kur të mos jenë më në pushtet”, u shpreh Daci në studion e Abc News.

SHKARKO APP