”Ka një frymë revolte nga qytetarët”, Spaho: Protesta duhet të jetë e gjatë

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho bën thirrje për protesta të fuqishme, pasi për të kjo është e vetmja zgjidhje për të rrëzuar qeverinë. I pyetur pse ka një mpirje të protestave, Spaho u përgjigj se për të krijuar protesta të gjata duhet përgatitje e madhe dhe serioze.

“Në fakt, ne po diskutojmë për këtë çështje. Ka një frymë revolte nga qytetarët dhe një pritshmëri të lartë nga opozita. Ne po përpiqemi të nxisim protestat. Kemi mbështetur protestën e pedagogëve dhe ju kemi bërë thirrje edhe studentëve tu bashkohen.

Do të ishte e udhës që në një ditë të caktuar që një ditë të protestojmë për rritjen e Duhet të organizojmë një grevë apo protestë për bllokimin e rrugëve në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës.

Nga ana tjetër edhe protestat do të jenë pjesë e skenarin. Protesta duhet të jetë e gjatë dhe duhet të jetë e përgatitur. Nuk rrëzohet ndryshe qeveria. Një protestë e gjatë do një përgatite jo njëditore”, tha Spaho.

SHKARKO APP