“Ka raste që po u bien shtëpive me vare”, Rama: Mos bëni aventura të tilla, ka një cak

Pasditen e sotme në ambientet e kryeministrisë është duke u zhvilluar Mbledhja e Dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve që të mos shembin shtëpitë e tyre, për të përfituar nga situata e post tërmetit për t’i rindërtuar ato.

“Ka raste që po u bien me vare shtëpive. Kjo histori ka një cak. Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është. Shqipëria ka banesa në situatë kritike më shumë se kaq. Por ata nuk hyn në këtë program. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, por nuk hynë dot në shtëpi. Duhet të jem shumë i qartë sepse është e pamundur vetëm shto, shto. Numrat janë këto që janë dhe ne do ti përditësojmë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?