“Ka talent për të qeverisur…”. Çfarë thoshte disa vite më parë Rama për Metën

Kryeministri sot nuk lë rast pa sulmuar kreun e shtetit, Ilir Meta. Sesa false janë akuzat e sotme mjafton të shikoni qëndrimet e Edi Ramës për Ilir Metën disa vite më parë.
Video më poshtë tregon Edi Ramën kur vlerëson Ilir Metën si kryeministër dhe si politikan që siç thotë vetë Edi Rama “ka talentin për të qeverisur”.
“Ilir Meta, një socialist vetëm 30 vjeçar, i cili në vetëm dy vjet tregoi se jo vetëm ka vullnetin, jo vetëm ka talentin për të qeverisur, por ka dhe aftësinë për të bashkëjetuar me një grup njerëzish të aftë që i përkasin një gjenerate të re. Këtu bëhet ndarja finale, do votojnë për një frymë të vjetër apo do votojnë për një frymë të re”,- shprehet Edi Rama dikur.
Deklaratat e djeshme të Edi Ramës për Ilir Metën bien në kontradiktë të fortë me Edi Ramën që sot është kryeministër dhe nga frika e humbjes së pushtetit sulmon këdo që e kritikon.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/667894634127126

SHKARKO APP