Kadri Morina: Të investosh për vendin tënd dhe njërëzit është detyrim qiellor. Do të ndërtoj pistën e skive më të bukur dhe më të madhe në Ballkan, në Shishtavec të Kukësit
Nga Lindita Kokoli dhe Nilda Halili-
Edhe 2021 ishte një vit i vështirë, por sërish nuk arriti dot të zbehë entuziasmin e Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank për të nisur festën e ardhjes së 2022.
Këtë fundjavë Grupi i madh i biznesit drejtuar nga biznesmeni i suksesshëm dhe kurajoz në investime, Kadri Morina, ndërmori një udhëtim drejt Shishtavecit të Kukësit për të vizituar dhe promovuar këtë zonë me male, pllaja e liqene të mrekullueshme. Ndalesa e parë ishte në doganën e Shishtavecit mes Shqipërisë dhe Kosovës, një lokacion nga ku mund të mund të shohësh në pafundësi trojet shqiptare të dy shteteve tona, por të një kombi.
Më pas destinacioni ishte liqeni i mrekullueshëm në Kallabak, që rrethohej me male dhe lëndina madhështore mes dritës vezulluese të dëborës nga të gjitha anët.
Në foto: GRUPI EUROSIG-INSIG & UBA BANK
Mes këtyre mrekullive të natyrës ndodhej edhe një hotel i quajtur “Stani i Hoxhës”, i cili nga jashtë dukej si kullat që e karakterizojnë Kukësin, por me shërbim maksimal mes luksit të brendshëm dhe shijeve trandicionale të zonës. Normalisht ky hotel funksionon çdo vit deri me 1 tetor, por pronari i saj vendosi t’i hapë portën Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank duke ofruar një drekë shumë të pasur. Por jo vetëm kaq, në këtë kullë-hotel ishte organizuar një festë e madhe, mes këngëtarësh dhe valltarësh të kësaj zonë mjaft mikpritëse, e cila vazhdoi me orë të tëra.
Zona e Shishtavecit ka një pozitë gjeografike dhe një terren shumë të favorshëm për të ndërtuar hotele dhe pista gjigande skish, por edhe gjatë verës është i mbushur me lule të shumëllojshme dhe shumëngjyrëshe.
Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Kadri Morinaj, u shpreh: “Mikpritja dhe gatishmëria e të gjithë banorëve të kësaj zone më ka impresionuar jashtë mase. Kjo zonë është një nga vendet me pamjen më përrallore në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në dimër, por edhe gjatë stinëve të tjera, duke veçuar muajin qershor ku lulet shtrihen me kilimetra nëpër lëndina dhe male. Është një mëkat që këto mrekulli që ofron zona të mos promovohen dhe të mos shijohen nga të gjithë. Unë jam i vendosur të investoj për të ngritur një nga pistat më të mëdha dhe më të bukura të skive në Ballkan. Përse shqiptarët duhet të shkojnë në vendet fqinje për të bërë ski, përse të mos e bëjmë një të tillë edhe në Shishtavec! Kështu shqiptarët mund të bëjnë ski në vendin e tyre, madje mund të tërheqim edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit të kalojnë pushimet e tyre dimërore në këtë zonë me këtë terren dhe mundësi të pashtershme”.
Më tej Kadri Morinaj u bën apel edhe biznesmenëve të tjerë: “Ftoj të gjithë biznesmenët shqiptarë të investojnë në zonën e Shishtavecit dhe Novoselës së Kukësit, pasi mundësitë dhe resurset që ofron kjo zonë janë të pafund, jo vetëm gjatë stinës së dimrit, por edhe gjatë stinëve të tjera. Vetëm në këtë mënyrë kjo zonë jo vetëm mund të zhvillohet, por edhe biznesi mund të zhvillohet pafund, nëse arrijmë ta kthejmë në një pikë turistike me përmasa ndërkombëtare”.
Morinaj uroi edhe punonjësit e kompanive të tij duke thënë: “I uroj mbarësi dhe begati gjithë stafit të Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank. Edhe viti 2021 nuk ishte i lehtë, por të gjithë së bashku arritëm të jemi më të mirët. Falë punës dhe përkushtimit tuaj ne vazhdojmë të ruajmë pozicion mjaft pozitiv në tregun e sigurimeve. Ndërkohë po hedhim çdo ditë hapa të rëndësishëm në sektorin banker, përmes UBA Bank. Falenderoj klientët e Eurosig për besimin e dhënë gjithmonë, veçanërisht gjatë këtij viti. Gëzuar festat dhe Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!”- theksoi biznesmeni i suksesshëm shqiptar, i cili e filloi nga hiçi, por brenda disa viteve ndërtoi një perandori të madhe biznesi dhe punësimi.
Kadri Morina shquhet për bamirësi, sponsorizime veprash arti dhe kulture. Ai ka marrë shumë çmime ndërkombëtare. Kadri Morina njihet si mikpritësi i madh i Papa Franceskut në Tiranë.
Në foto: GRUPI EUROSIG-INSIG & UBA BANK