Kafshëria e Rilindjes ia arriti qëllimit edhe me pensionistët e shkretë!

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-ministrit socialist, Ilir Beqaj, për të ulur pensionet.

Spahiu, përmes një statusi në Facebook, ka sjellë historinë personale të nënës së tij dhe shkruan se “Kafshëria, mentaliteti dhunues i Rilindjes, ia arriti qëllimit, edhe me pensionistët e shkretë”.

Në vijim postimi i plotë i Spahiut

Kafshëria, mentaliteti dhunues i Rilindjes, ia arriti qëllimit, edhe me pensionistët e shkretë.

Nëna ime e ka pensionin 15,000 lekë në muaj. Ka punuar 40 vite. Ata që e njohin e dinë që ajo kurrë nuk shan apo flet me fjalë të rënda por këtë herë më tha: Po ai maskarai te ne e gjeti të na ulë pensionet?

Ç’t’i thoja, pasi ajo dhe e njeh, e ka deputet të Qarkut Dibër..!!!

SHKARKO APP