Kalaja me deklaratë të fortë: Dy deputetë të PS në këtë qark nuk do të jenë në Kuvend
Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë e bën Aulon Kalaja, i cili thekson se krimi dhe bandat kishin vendosur emrat për deputetë.
”Në vitin 2021 gjysma e listës së Durrësit ra në burg. Nga Jurgis Çyrbja e të tjerë që krimi e bandat i kishin vendosur emrat për deputetë. E njëjta histori është edhe këtë herë, po ju them nga kjo studio që do të kemi dy deputetë që nuk do të jenë në listën e Durrësit nga këta që kanë fituar tani”, tha Kalaja në A2 CNN.
Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të dy ditëve të fundit ku janë goditur grupe kriminale të cilat kanë patronazhuar kandidatët dhe jo vetëm në Durrës por edhe në qarqe të tjera. SPAK i ka këto fakte, tha ai.
Ai ngriti pikëpyetje për SPAK-un që sipas tij nuk vepron në kohë reale siç ndodhi me Fredi Belerin.
KOHA JONË SONDAZH

