Kalaja: Votat që numërova nuk më dilnin në tabela. Pse PD nuk pranon të rinumërohen?!
Kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, përsërit angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës për rinumërimin e votave nga e cila mund të dalë dhe mandati i tij i deputetit. Për të beteja bëhet për transparencë, teksa rrëfeu se ka parë video ku shihet qartë se vota të PD kanë kaluar në favor të mazhorancës.
”E gjithë beteja nuk është për mandatin tim, por për një precedent që ka të bëjë me legjitimitetin që kanë kandidatët për të kërkuar rinumërim. Askush nuk dëmtohet nga transparenca. Kjo është betejë për dinjitet. Kam kërkuar votën më kanë thënë do ta japim, por a do ta mbrosh dot votën? Dua të bëhem deputet, por nuk e di a do të bëhem. Transparenca është më e rëndësishme se një mandat deputeti. Unë mendoj se legjimiteti im hap një kapitull të ri për të gjithë kandidatët.
Nëse PD nuk pranon të hapen votat e mia, çfarë ndodh. Nëse unë blej vota kush e ka përgjegjësinë, unë apo PD? Kam qenë i pari që kam kërkuar rinumërim më 14 maj. KAS më rrëzoi sepse nuk kishte dalë tabela përmbledhëse. Tani mora pamjet e numërimit të votave. Unë i kam marrë pamjet dhe për subjektet. Unë e kam marrë votën e virgjër dhe aty kam mbajtur shënime. Dhe më pas ka pasur mospërputhje. Kam video ku i janë marrë vota nga PD dhe i janë kaluar PS, dhe me komisionerë të PD pjesë e krimit. I kam parë këto video në disa QV” – u shpreh kandidati për deputet.
KOHA JONË SONDAZH

