Kaloi mbi Shqipëri pak pas mesnate, ja ku ra raketa kineze (FOTO)

Ankthi që mbërtheu një pjesë të botës se ku do të binte raketa kineze Long March-5b, e cila prej disa ditësh kishte dalë nga kontrolli dhe “kërcënonte”, mori fund pa pasoja. Mbeturinat e raketës së madhe kineze ranë në Tokë. Sipas medieve të huaja ato janë zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve.

Pak pas mesnate, raketa kaloi edhe mbi Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra vetë që po e ndiqnin nga “CNN”, luteshin që ajo të binte në Shqipëria, kur afër 01.00 kaloi mbi territorin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo nuk komandohej më se kishte humbur kontrollin.

Shumica e mbeturinave u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orën 10.24 të mëngjesit me kohën e Pekinit (2.24am GMT) dhe u ul në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Raketa e cila është e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por kur karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë.

Raste të tilla janë shumë të rralla, por në atë vend që bien janë vdekjeprurëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?