Kamerat e grupeve kriminale në Shkodër, Berisha: Në sundimin e krimit, mbarë Shqipëria
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të heqjes nga ana e policisë të më shumë se 20 kamerave të vendosura në Shkodër nga grupet kriminale, për të survejuar zona të caktuara të qytetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se në sundimin e krimit është në fakt, gjithë Shqipëria.
“Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë”, shkruan Berisha.