Kampi veror, Veliaj: Fëmijët nga Qendra Komunitare Shkoze, u argëtuan me lojëra të ndryshme në park

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë foto të fëmijëve gjatë kampit veror në kryeqytet. Veliaj thotë se fëmijët nga Qendra Komunitare Shkoze, këtë të hënë u argëtuan me lojëra të ndryshme në park.

”Sot në ditën e parë të kampit veror, fëmijët e Qendra Komunitare Shkoze, zhvilluan ushtrime relaksuese të jogës, si dhe u njohën me fizioterapinë, rëndësinë e aktivitetit fizik dhe përfitimet që sjell në trup e në mendje. Gjithashtu u argëtuan me lojëra të ndryshme në park”,-shkruan Veliaj.

SHKARKO APP