Kanabis për mjekësi, ministri Manja: I shërben ekonomisë dhe nxitjes së punësimit

Dje në prezantimin e rezultatve të Këshillimit Kombëtar, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se shqiparët janë pro legalizimit të kanabisit mjekësor.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, nëse kjo do t’i shërbente ekonomisë së vendit. Sipas tij, Shqipëria ka kuadrin  ligjor në mënyrë që të mos lejohet përdorimi për qëllime që parashikohen si krime në legjislacionin shqiptar.

“Pse jo nëse legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore i shërben ekonomisë dhe nxitjes punësimit janë iniciativa që nxisin ekonominë dhe qytetarët shprehen në favor të saj. Ndërkohë kanabisi për qëllime të tjera nuk besoj. Kanabisin për qëllime mjekësore nuk jemi vetëm ne që e kemi legalizuar”.

SHKARKO APP