Kanabisi, Nishani mbledh nesër Sigurinë, Rama niset në Amerikë
Kryeministri Rama u nis mesditën e kësaj të enjte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në 11 nëntor nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman e cila do të ekspozojë pikturat e tij.
Por në të njëjtën datë në presidencë mblidhet këshilli i sigurisë kombëtare për situatën me kanabisin.
Gjatë intervistës së tij për Report tv të mërkurën në eventin e organizuar nga Ambasada Amerikane në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, presidenti Bujar Nishani pohoi se nuk ishte venë në dijeni për mungesën e Ramës.
Ndërkaq kreu i Komisionit të sigurisë Spartak Braho konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe të kreut të Kuvendit, Meta.
Këshilli I sigurisë do të mblidhet të premten në orën 18:00. Burime nga presidenca konfirmojnë se krahas Nishanit, do të raportojnë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai i policisë së shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm.
Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet ai.
Në këshillin e sigurisë do të jenë dhe ministrat e Mbrojtjes, Jashtëm , Financave dhe Transporteve.
Ende nuk dihet nëse këtë herë kreu i shtetit do të ftojë dhe liderin e opozitës, si nëntorin e kaluar në kuadër të sulmeve terroriste.
KOHA JONË SONDAZH

