Kanabisi, zv/ministri Çipa: Po zhvillohet një operacion i përbashkët me partnerët ndërkombëtarë në disa vende
Hashashi, e vërteta përtej mitit-kjo është tema e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Ora News.
Zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se këtë vit ka shifra rekord të asgjësimit të lëndëve narkotike.
Gjatë bisedës, ai tha se sot po zhvillohet një operacion ndërkombëtar, pa dhënë detaje të tjera.
Avenir Peka, drejtor i departamentit të çështjes të sigurisë në PD tha se shifrat e rrënjëve të kanabisit të asgjësuar janë të pavërteta, ndërsa shtoi se mjafton të shihet perceptimi i publikut.
Gazetari i njohur Lutfi Dervishi thotë se situata është përkeqësuar dhe si pasojë e kanabisit, euroja është në nivelin më të ulët historik.
Gazetari Mentor Kikia tha se shifrat janë të llahtarshme të kanabisit dhe sasi e madhe parash po derdhen në të gjitha kapilaret e ekonomisë së vendit.
Pjesë nga biseda:
Çipa: Ka një përpjekje, kakofoni shifrash, sikur Shqipëria është qendra e botës ose Evropës për kultivimin e drograve. Në të gjithë Evropën, kapen 560 ton kanabis, ndërsa nga Shqipëria kapen vetëm 19 ton.
Hila: Në trafikim kemi filluar të marrim rolin lider sipas të dhënave të policisë italiane.
Çipa: Po të jemi tek prodhimi, po të shikoni shifrat që janë asgjësuar në krahasim me vitet e kaluara ndryshon dhe në krahasim me vendet e tjera është për t’u admiruar. Janë rreth 2.5 milionë rrënjë kanabis të asgjësuara. Rreth 20% e tyre është asgjësuar qysh në kubikë. Janë asgjësuar 99.8 e sipërfaqes së evidentuar nga orët e fluturimit të avionëve të Guardia di Finanza. Shifrat e asgjësimit dhe ndjekjes penale janë në rritje.
Hila: Sa është droga që sekuestron policia shqiptare?
Çipa: Në 2015, sekuestruam 101 ton. Në 2016 janë 3.6 ton. Edhe sot është duke u zhvilluar një operacion i përbashkët me partnerët tanë ndërkombëtarë në disa vende.
Peka: Problemi i kultivimit të kanabisit është bërë serioz. Kalë beteje ka qenë gjithmonë, por jo në këto shifra. Loja me shifrat është diçka normale. Kur folëm për numrin e rrënjëve të asgjësuara, një herë folëm për 2.3 milionë, një herë për 2.5 milionë. Vetë shifra e numrit të rrënjëve të asgjësuara, që flet zv/ministri.
Unë nuk i besoj shifrat. Ky lloj i farës së re që përdoret, vietnameze nuk e kanë sjellë fshatarët. Ka qenë katër zona, Lazarati, zona e Bregut të Lumit në Vlorë, zona e Malësisë së Krujës dhe zona e Dukagjinit. Që kanabisi të kultivohet në kushte optimale duhet që një rrënjë të ketë një sipërfaqe prej 1 m2 për rrënjë. Të thuash se në Lazarat kishte prodhim 900 ton, pjesëtoj për numër rrënjësh dhe metër katror, sa bie sipërfaqe.
Çipa: Lazarati ka qenë problem për kultivimin e drogës.
Hila: Zt Dervishi, e kemi një lloj fryrje të shifrave. Vëzhguesi evropian për drograt, thotë se 28 ndër 30 vende të Evropës e prodhojnë drogën.
Derishi: Ka një shprehje të Mark Twin, që thotë; shifrat i kemi në dorë dhe i japim formën që duam. Pyetja që shtrohet është kjo; çfarë ka ndikim në ekonominë e vendit? Nëse brenda një viti të rrëzohen dy avionë, të zbulohen tre aeroporte, të del kanabisi kudo edhe përtej vëzhgimeve që bën Itali, nëse kanabisi kthehet në anektodë nga kryeministri është një mesazh jashtëzakonisht të gabuar, nëse emisionet nxjerrin që fëmijët konsumojnë kanabis, tregon se është një problem serioz.
Sa është euro sot? Është më i ulëti në 15 vitet e fundit. 134. Nuk ka qenë kurrë kaq i ulët. Për çfarë është? Për prurjet e emigrantëve? Ka ekspertë të ekonomisë që thonë se është ndikimi i këtyre ilegalëve. Fenomeni ka qenë se mbasi marrin pushtetin ekonomik dhe paratë do t’i kesh në Parlament. Në mos vet drejtpërdrejt, nëpërmjet kushërinjve për të marrë pushtetin politik. Unë mendoj se situata është përkeqësuar.
Ditët që deklarohen se u zhdukën plantacionet, del helikopteri i ushtrisë mbrapa Dajtit dhe zbulon plantacionet. Në këtë vend nuk mund të bëhet kurrë biznesi i kanabisi pa e lejuar policia.
Ka qenë një tolerim, ka qenë një shkelje syri që ka ardhur në këtë situatë. Në këtë rast nuk mund të akuzojmë opozitën se nuk po qeveris mirë. Situata është e agravuar.
Çipa: Ke pasur një debat publik nga eksponentë të mazhorancës që flisnin për legalizim të kanabisit. Aty ku ka kriminalitet ka bashkëpunim. Kjo është gjëja që ndodh rëndomtë kudo jo vetëm në Shqipëri. Çështja është niveli i bashkëpunimit.
Dervishi: Kemi fakt që nuk ka asnjë goditje të nivelit të lartë të trafikut.
Hila: Në bazë të skanimit janë 2010, sajte që janë zbuluar në Shqipëri. A është një Lazarat që ka kaluar nga 220 hektarë ka kaluar në 2200 hektarë.
Kikia: Çështjen e kultivimit të kanabisit po e trajtojmë si çështje bujqësore. Nëse u rrit apo u ul prodhimi. Nuk mund të jemi krenar që kemi Meksikën dhe Marokun përpara pasi Meksika është sa gjysma e Evropës, problemi ynë është se ne jemi në mes të Evropës. Nëse i referohemi shifrave, tregon se ka rritje. Impakti i agresiv i kultivimit të kanabisit në tërë shoqërinë shqiptare. Nuk është thjesht kriminale, është çështje ekonomike, sociale dhe politike. Prodhohet një sasi e madhe parash që po shkarkohet në tërë kapilaret e ekonomisë shqiptare. Po kriminalizon ekonominë, shoqërinë, politikë dhe po kriminalizon drejtësinë. Korrupsioni jo më kot është në këto nivele sepse ka pasur para të madhe informale.
Hila: Mendoni se ka rritje?
Kikia: Normalisht që ka rritje. Nuk mund të bëjmë qorrin. Kultivimi këtë vit mori përmasa të llahtarshme, këtu nuk mund të themi se nuk është e vërtetë. I trembem pasojave që mund të kemi.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

