Kancelari austriak mbledh liderët e Ballkanit, pjesë e takimit edhe ministrja Belinda Balluku
Sot në Vjenë do të mbahet takimi i liderëve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka ftuar në një takim të nivelit të lartë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tij.
Nga pala shqiptare, e pranishme do të jetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Përmes një postimi në Twitter, Kurz thotë se Bashkimi Europian është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor.
Pjesë e tryezës politike do të jenë po ashtu kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.