Kandidatët e PS-së në Durrës rrihen me njëri-tjetrin për votat (VIDEO)
Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, dhe ngjarjet nuk kanë të ndaluar. Dy kandidatë të Partisë Socialiste në Durrës, mësohet se janë rrahur me njëri-tjetrin. Ata janë Alban Xhelili dhe Erion Metka.
Ngjarja ka ndodhur në zonën nr 8 në plazhin e Durrësit. Sipas ”Syri.net”, në këtë ngjarje janë përfshirë 8 persona, midis të cilëve edhe dy kandidatët e sipërpërmendur të PS-së.
Në këtë përplasje fizike është përfshirë edhe shefi i shtabit të PS-së në zonën e plazhit, Eri Kapllani. Ky i fundit raportohet se është shoqëruar në komisariat.