Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Cara: Bashkia e Durrësit po përdoret si pronë. Betejën e kam me Dakon

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ish-deputeti Igli Cara thotë se betejën nuk e ka me Emiriana Sakon, por me Vangjush Dakon. Për të duhet të ndryshojë filozofia e trajtimit të bashkisë sikur të jetë një pronë e kryetarit.

”Së pari, betejën se kam thjesht me Sakon, por dhe me Dakon, jo personalisht, por për filozofinë e drejtimit të bashkisë së Durrësit. Bashkia ka kohë që drejtohet sikur ta kenë pronë të tyren. E trajtojnë sikur e kanë të veten. Filozofia është të mos e trajtosh si ta kesh pronë por ta kthesh në shërbim të qytetarëve. Pronarët e vërtetë janë qytetarët. Ditën që ata votojnë është dita që ata të firmosin je apo jo administrator i tyre por nuk je pronar i tyre. Në këto 16 vite të Dakos dhe 4 vite të Sakos, ku duket që është përsëri Dako mbrapa, është e njëjta filozofi. Vetëm një grup njerëzish që marrin përfitime, investime pa kriter”, tha ai për ”Abc News”.

Po ashtu Cara u pyet gjithashtu nga gazetarja edhe për procesin e rindërtimit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet ndërsa premtoi se brenda vitit 2024 do të mbyllë përfundimisht procesin e rindërtimit në këtë qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?