Kandidati i LSI, Dikens Bushaj: Asnjë sekondë ndalesë drejt referendumit të 25 prillit

Kandidati i LSI në qarkun e Vlorës, Dikens Bushaj shprehet se Vlora do të votojë më 25 prill vajzat dhe djemtë e saj. Në një video të postuar në Facebook, së bashku me kandidatët e LSI, Grisejda Myslimi dhe Anxhela Shenaj, Bushaj shprehet se uragani i fitores së LSI nis nga Vlora e pavarësisë.

“Më 25 prill, Vlora voton vajzat dhe djemtë e saj! Nga Vlora e Pavarësisë nis uragani i fitores së rinisë, LSI-së dhe të gjithë Shqipërisë! Asnjë sekondë ndalesë drejt referendumit të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate!

VOTO LSI! VOTO NUMRIN 6!”,- shkruan Bushaj.

SHKARKO APP