Kandidati i LSI, Etion Joka: Banda e Inceneratorëve sajon montazhe të paqëna
Kandidati për deputet i LSI, i renditur i 12 në listën e Tiranës, Etion Joka, ka reaguar pas lajmit në ”Top Channel”, se ky i fundit ofron para në këmbim të votës. Ai thotë se banda e Inceneratorëve sajon montazhe të paqëna, për arsye se ai është ballë për ballë me Alqi Bllakon, kandidatin e PS-së. ”Duke parë që Alqin se voton më njeri se ndërkohë që shqiptarët janë pa punë, ai i jep babait të tij 10 milionë lekë në muaj rrogë shteti. Banda e Inceneratorëve sajon, monton, tenton, por e kanë të kotë”.
Reagimi i plotë
Më vjen keq që media që unë që fëmijë kam adhuruar, Top Channel, është marrë peng nga banda e inceneratorëve duke u kthyer në Fake Channel.
Banda e Inceneratorëve sajon montazhe të paqëna, për arsye se unë jam ballë për ballë me Alqi Bllakon, kandidatin e bandës së inceneratorëve.
Duke parë që Alqin se voton më njeri se ndërkohë që shqiptarët janë pa punë, ai i jep babait të tij 10 milionë lekë në muaj rrogë shteti, Banda e Inceneratorëve sajon, monton, tenton, por e kanë të kotë.
Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe.