Kandidati i LSI takim në Cërrik, Toska: 25 prilli është dita që do ndajë dy epoka
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Altin Toska gjatë një takimi me strukturat në Cërrik, thotë se 25 prilli është dita që do të ndajë dy epoka. “Do lëmë pas epokën e keqqeverisjes, arrogancës, propagandës dhe varferisë, dhe do fillojë nje epokë e re, e shtetit të së drejtës, të konsolidimit të demokracisë, të rritjes së mirëqënies dhe të të rreshtuarit pranë vendeve evropiane, pikërisht aty ku e kemi vendin dhe meritojmë të jemi”,-shkruan Toska në facebook.
Postimi i plotë
Me super ekipin fitues në Cërrik! Si e gjithë Shqipëria dhe Cërriku është gati për ndryshimin e madh! 25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh, por është dita që do ndajë dy epoka.
Do lëmë pas epokën e keqqeverisjes, arrogancës, propagandës dhe varferisë, dhe do fillojë nje epokë e re, e shtetit të së drejtës, të konsolidimit të demokracisë, të rritjes së mirëqënies dhe të të rreshtuarit pranë vendeve evropiane, pikërisht aty ku e kemi vendin dhe meritojmë të jemi.
Shqipëria është shtëpia jonë