Kandidati i PD, Belind Këlliçi depoziton në SPAK audio-përgjimin, Gentian Myrto po grabit pronat e banorëve

Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ditën e sotme ka dhënë deklaratën e tij në SPAK, në lidhje me ngjarjen e djeshme ku ndaloi një makinë me ushqime, të cilat sipas tij do të shpërndaheshin në këmbim të votave.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi ka thënë se në SPAK ka dorëzuar fakte që sipas tij kanë të bëjnë me pazar nga ana e kryetarit të njësisë administrative Gentjan Myrto, në lidhje me lehtësimin e procedurave për blerjen e një prone.

“Kam dorëzuar kallëzimin penal për hetimin e kësaj çështje. Kallëzimi ka të bëjë me krim zgjedhor, me korrupsion aktiv dhe pasiv. I kërkoj SPAK të kryejë detyrën dhe të hetojë ngjarjen. Në këtë vend ka ardhur momenti që të marrë fund pandëshkueshmëria. Në zonën e Vaqarrit, banorët ankohen se u është vjedhur prona dhe askush nuk ka marrë masa. SPAK të zbardhë ngjarjen. Kam dorëzuar fakte, flitet për një pazar nga ana e kryetarit të njësisë administrative në lidhje me lehtësimin e procedurave për blerjen e një prone. Kërkohen para dhe rryshfet.”

Më tej ai ka thënë se në SPAK ka dorëzuar edhe një USB, që brenda ka një audio-përgjim.

“Gentian Myrto po grabit pronat e banorëve. Kam depozituar një USB me një material që më është dorëzuar nga një qytetar është një audio-përgjim. Qytetarëve u kërkohen mijëra euro.”

SHKARKO APP