Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kandidatja e LSI, Anxhela Shenaj paralajmëron Gjiknurin e Ramën: Rinia do ta mbrojë votën me gjak, po të jetë e nevojshme

Politikë E premte, 16 Prill 2021 11:22
Kandidatja e LSI, Anxhela Shenaj paralajmëron Gjiknurin e Ramën: Rinia do ta mbrojë votën me gjak, po të jetë e nevojshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kandidatja e LSI-së në Vlorë, Anxhela Shenaj flet në një intervistë për gazetën “STANDARD” lidhur me fushatën që po zhvillon kjo parti politike në qarkun që nxjerr 12 mandate deputeti. Shenaj bën me dije problematikat kryesore me të cilat hasen qytetarër e Vlorës prej vitesh, ndërsa nënvizon se programi i LSI u jep zgjidhje plagëve të shpopullimit të vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Skajet e trekëndëshit të Bermudës siç i quaj unë Papunesia, Varfëria dhe Pabarazia janë ato që po “fundosin” Vlorën dita ditës. Alternativa që ofron LSI për zgjidhjen e problematikave është mbështetja e qytetarëve; Shtimi i vendeve të punës si edhe rritja e kërkesës së llogarisë ndaj institucioneve dhe aplikimi i filtrave transparet për të reduktuar korrupsionin”, pohon kandidatja e LSI-së. Lidhur me skenarët e mundshëm për tjetërsimin e vullnetit të votuesve, siç ndodhi në Dibër vite më parë, Shenaj tha se kjo nuk do ketë asnjë shans të ripërsëritet në Vlorë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Kandidoni në siglën e LSI-së në qarkun e Vlorës. CIlat janë deri më tani përshtypjet që keni marrë në terren nga takimet me qytetarët?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përshtypja e parë është dëshira e madhe që kanë qytetarët Vlonjatë për përfshirjen e të rinjve në politikë, pasi i shohin si të vetmen shpresë për një të ardhme të sigurt dhe për të shkulur me rrënjë këtë të keqe që ka mbërthyer vendin.

Ju jeni e re në politikë ashtu si edhe një pjesë e madhe e të rinjve që kandidojnë në radhët e LSI-së. Marrë shkas nga plaga e shpopullimit të vendit, ku pjesa më e madhe janë të rinj që largohen, a besoni se përfshirja e të rinjve në politikë do të sjellë ndryshimin në këtë aspekt?

Padiskutim që po! Përfshirja e të rinjve në politike është e domosdoshme dhe do të sjellë ndryshim.

Një nga prioritetet e LSI-së është ndalimi i shpopullimit nëpërmjet programeve të saj për të rinjtë siç është programi “Meso dhe fito”, një program që ju jep mundësinë të rinjve të punësohen ndërsa mësojnë.

Programi “Nga bebja në bebe” përbën nga ana tjetër një mundësi për çiftet e reja për të ndërtuar familjen e tyre. Këto prioritete janë nxjerrë pasi janë diskutuar problemet në terren me rininë. LSI nuk i merr vendimet vetë, por i diskuton ato me qytetarët. Le të dali një deputet i Rilindjes dhe të thotë se ka ngritur zërin dhe ka lobuar për keto dy prioritete. S’ka asnjë!

Po problematikat kryesore me të cilat hasen banorët e Vlorës cilat janë? Në të njëjtën kohë cilat janë alternativat që ofron LSI për zgjidhjen e këtyre problematikave?

Shqetësimet që ndeshim çdo ditë te qytetarët Vlonjatë janë:

-Papunësia që luan rolin kryesor në eksodin që po i ndodh vendit.

-Varfëria ekstreme që sa vjen dhe më tepër po rritet.

-Korrupsioni i lartë që nuk i hap rrugë drejtësisë të funksionojë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Mos harrojmë po ashtu pabarazinë në drejtësi, shëndetësinë, institucionet e tjera shtetërore midis qytetarëve të varfër dhe atyre të pasur; varfëria nuk i lejon qytetarët të gjejnë drejtësi në asnjë institucion shtetëror, pasi çelësi i hapjes së dyerve të tyre është vetëm Damian tërmeti dhe “rryshfeti”.

Skajet e trekëndëshit të Bermudës siç i quaj unë Papunesia, Varfëria dhe Pabarazia që po “fundosin” Vlorën dita ditës. Alternativa që ofron LSI për zgjidhjen e problematikave është mbështetja e qytetarëve, shtimi i vendeve të punës si edhe rritja e kërkesës së llogarisë ndaj institucioneve dhe aplikimi i filtrave transparet për të reduktuar korrupsionin.

Në Vlorë PS ka sjellë si drejtues politik Damian Gjiknurin, i cili më parë është pikasur në përgjimet e dosjes së Dibrës. A besoni se Vlora do ketë të njejtin fat në 25 prill? Si parashikoni ta parandaloni këtë fenomen?

Gjiknuri i përfshirë dhe i tmerruar nga humbja e madhe që e pret, po harton skenare për të vjedhur votat. Sigurisht që nuk do t’i lejojmë as Gjiknurin dhe as mafiozët e tij të vjedhin votat. Madje po e paralajmëroj Gjiknurin edhe Ramën që rinia do ta mbrojë votën me gjak po të jetë e nevojshme dhe nuk do ta lejojë më Rilindjen e Krimit të na poshtërojë dhe robërojë.

LSI në Vlorë është e angazhuar për të marrë 3 mandate deputeti. Nga vjen ky besim, cilët janë faktoret që ju çojnë në këtë konkluzion?

LSI fiton 3 mandate të sigurta në Vlorë falë forcës dhe energjisë së të rinjve e cila bashkohet me LSI!

Besimi vjen nga përkrahja masive që po marrim nga qytetarët Vlonjatë. Çdo ditë dhe më shumë po i shtohen rradhëve tona qytetarë të rinj, pasi e shohin LSI-në si shpresën e vetme që mund të bëjë ndryshimin e shumëpritur në këtë vënd. Shumë të rinj e kanë testuar me parë LSI-në, dhe në historikun e kësaj partie ka rezultuar se gjithmonë ka punuar fort për shtimin e vendeve të punës dhe ndryshimin e klimës ekonomike në vënd.

Nëse pas 25 prillit, koalicioni i Opozitës së Bashkuar vjen në pushtet, ju si përfaqësuese e Vlorës çfarë do ti kërkonit qeverisë së re për qarkun e Vlorës?

Marrë shkas dhe e përforcoj idenë time më shumë nga një takim i rastësishëm në terren me një zonjë që nuk kishte një strehë, kushtet më minimale për të rritur fëmijën e saj dhe qeveria nuk i jepte asnjë lloj ndihme, sikur të mos mjaftonte i ushtronte presion se do t’i merrnin femijën se s’kishte kushte.

Për zonja si kjo dhe shtresa në varfëri ekstreme, do kerkoja të ndërtoheshin shtëpi falas.

Kërkesë tjetër jetësore do të jetë që në Spitalin e Vlorës të ofrohet shërbimi i trajtimit të Kancerit në të gjitha fazat, një sëmundje për të cilën shumë gra dhe vajza në pamundësi për tu trajtuar humbasin jetën. Spitalet të monitorohen në çdo cep nga kamerat që të shmanget korrupsioni dhe të funksionojë shëndetësia falas.

Nëse kemi një strehë dhe shëndetin, vlonjatit si mungon energjia dhe forca për ta rimëkëmbur ekonominë dhe Vlora të lulëzoje ashtu sikundër i ka hije!

Etiketat e lidhura

anxhela shenajedi ramagjiknuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 40 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 41 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 42 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 44 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.