Kandidatja për Këshillin Bashkiak në Elbasan, Çakani apel rinisë: Votoni për të ardhmen e qytetit
Në një komunikim për qytetarët, kandidatja e PS-së për Këshillin Bashkiak në Elbasan, Kejsi Çakani i ka bërë një apel të rinjëve që të dalin dhe të votojnë. ”Harxhoni pak minuta kohë nga dita juaj dhe shprehni vullnetin tuaj me votë për të ardhmen e qytetit. Drejtojuni qendrave të votimit dhe kryeni këtë detyrim qytetar”,-tha Kaçani.
DEKLARATË
Kandidate në listën e Këshillit Bashkiak – Partia Socialiste
Teksa na ndajnë vetëm 4 orë nga përfundimi i procesit të votimit, është koha ti bëj një apel të gjithë të rinjve dhe të rejave.
Harxhoni pak minuta kohë nga dita juaj dhe shprehni vullnetin tuaj me votë për të ardhmen e qytetit. Drejtojuni qendrave të votimit dhe kryeni këtë detyrim qytetar.
Vota e sotme është thelbësore për tu ndarë nga e shkuara e për të parë drejt të ardhmes, drejt Elbasanit 2030!
I bëj një thirrje të përzemërt të gjithë të rinjve shfrytëzojini këto 4 orë për të dalë sa më masivisht në votime!
Faleminderit!