Kandidatura për Presidentin e ri, deputetët fikin telefonat në mbledhjen e Kryesisë
Në selinë rozë vijon mbledhja e Kryesisë dhe nga momenti në moment pritet që të publikohet kandidatura e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, ku nesër pritet të bëhet votimi në Kuvend.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, iu ka kërkuar anëtarëve të socialistë të pranishëm në mbledhjen e kryesisë që të fikin telefonat.
Në mënyrë që mos të rrjedhin informacionet, socialistët kanë dorëzuar telefonat e tyre në sekretari.