Kandidaturë për president që vjen nga PD? Rama: Japim 100% miratimin tonë nëse është e pëlqyeshme
Edi Rama thotë se PS-ja nuk paragjykon asnjë parti, apo grup që propozon kandidatura për Presidentin ri. I pyetur sesa e gatshme do të jetë PS për të miratuar një kandidaturë për president që do të vijë nga PD, Rama tha se nuk do të ulen në tryezë me paragjykime.
Në rast se nuk bien dakord me opozitën për një kandidaturë, kryeministri përmendi sërish se PS-ja i ka votat për të zgjedhur vetë presidentin dhe nuk do të varet nga të tjerët.
”Nëse do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të japim 100% miratimin tonë. Nëse nuk do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të bëjmë propozimet tona. Nëse atyre i pëlqen një propozim i yni, do të kemi mbështetjen e tyre. Nëse jo, falë ndryshimeve kushtetuese që u bënë në 2008, janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do të ketë një president normal”.