Kantieri i rindërtimit në Laç, Rama: Zona 1 në bashkëpunim me Turqinë, 524 apartamente

Kryeministri Edi Rama, këtë të mërkurë është zhvendosur në Laç në hedhjen e themelit të ndërtesave të rindërtimit në bashkëpunim me Turqinë. “Në kantierin e rilindjes së Laçit pas tërmetit, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Turqisë. Zona 1 e lagjes së re financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare. Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane”, shkruan Rama.

SHKARKO APP