Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve të PD, Gaz Bardhi dhe Flamur Noka

Për bilbilat në seacën plenare të së hënës, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Ata ndezën zhurmuese në sesionin e ri Parlamentar, duke pamundësuar zhvillimin normal të rendit të ditës dhe u bënë shkak për anulimin e fjalës së presidentit Bajram Begaj.

Po ashtu PS ka kërkuar që të merret masë disiplinore ndaj dy deputetëve, Bardhi e Noka edhe për përplasjen e ashpër që patën me deputeten demokrate Flutura Açka sot në komisionin e Medias, të cilës i shkulën edhe mikrofonin për ta penguar të mbante fjalën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?