Kaosi në Kuvend, PS ”ndëshkon” tre deputetë të PD
Grupi i PS-së duket se janë kthyer në mësues, pasi pas çdo seance në Kuvend, japin masa disiplinore. PS ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetët e opozitës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi.
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër në orën 13:00 për vendimin, në lidhje me të tre deputetët që shkaktuan kaos në kuvend gjatë seancës plenare të ditës së djeshme që nuk zgjati më shumë se 7 minuta.
Gjatë seancës parlamentare ishte parashikuar që deputetët të flisnin për problemet e zonave të tyre zgjedhore.