Kaosi në Kuvend, PS përjashton me 40 ditë Palokën dhe deputetin që ofendoi Bashën
Partia Socialiste është kthyer në mësuesin e Kuvendit që ndëshkon nxënësit e opozitës. PS-ja kërkoi masë disiplinore për dy deputetë të opozitës, Edi Palokën dhe Petrit Dodës, dhe me votat e tyre në Komisionin e Etikës, vulosën vendimet e tyre.
Për herë të parë Edi Paloka do të përjashtohet me 40 ditë nga Kuvendi, Petrit Doda me 20 ditë nga punimet e Kuvendit. ”Paloka i vendosi flakës rregullores së Kuvendit dhe më pas e hodhi në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, duke rrezikuar kështu zjarrvënien në sallë”, thuhet në kërkesën e Pd drejtuar Sekretariatit të Etikës.
Petrit Doda sapo nisi seanca plenare u konfrontua me punonjësit e gardës pasi tentoi që të çajë kordonin e ngritur prej tyre në foltoren e Kuvendit, ndërsa iu drejtua me tone të larta dhe me fjalë të rënda fyese anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe drejtueses së seancës. Një tjetër detyrë e tij ishte që të “ndizte” frymën e kaosit, madje këtë e tentoi dhe me deputetët e PD-së zyrtare, pasi në një moment shkoi pranë karriges së Enkelejd Alibeaj të cilit iu hakërrye se përse qëndronte ulur me Bashën dhe nuk i bashkohej protestës