Kapen 37 të pabindur, Rama: Lus Zotin mos ta pësojmë si kombëtarja

Duke marrë shkas nga raporti i Policisë që vetëm ditën e sotme janë kapur 37 të “pabindur” që nuk deklaruan që erdhën nga Italia, kryeministri Edi Rama ka një lutje. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se “Në gjithë Shqipërinë sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga Italia 14 ditët e fundit. Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe Zvicrës i duken fantazi por lus Zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si…I love you”.

SHKARKO APP