Kapet vrasësi serial i grave, ministri Çuçi: Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa ka publikuar foto të arrestimit të vrasësit serial të grave dhe u ka shprehur familjarëve ngushëllime për humbjet, ka përgëzuar edhe Policia e Shtetit, e cila për të dëshmoi profesionalizëm për këtë ditë. ‘‘Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin”,-shkruan ministri.
Postimi i plotë
Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.
Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!
KOHA JONË SONDAZH

