Kapja e Balilit, Rama: Hap i madh në luftën kundër krimit

Edhe kryeministri Edi Rama, ka reaguar për Klement Balilin i cili përfundoi në pranat e Policisë së Shetit. Rama vlerëson Policinë e Shtetit dhe thotë se ky është një hap i madh në luftën kundër krimit të organizuar.

”Klement Balili prapa hekurave, një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”,-shkruan Rama në Twitter.

SHKARKO APP