Kapllanaj dhe Bejko sherr me Bashën në Berat: Ke dështuar, pse vjen në takime?

Pjesëmarrja e ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në takimin me strukturat në Berat ka shkaktuar debate. Mësohet se ka pasur një debat të forta mes tij dhe ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili njihet dhe si mbështetës i tij.

Sipas ”Ora News”, Kapllanaj i ka kërkuar Bashës që të mos rikthehet në krye të PD-së pasi njeh vetëm disfata. Ai ka kërkuar sqarime Bashës se pse merr pjesë në këto takime me demokratët kur vetë është tërhequr.

“A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?! Pse merrni pjesë në këto takime, dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr? Nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju”, ka thënë Kapllanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas Kapllanaj edhe Roland Bejko ka shprehur kundërshtitë e tij, duke thënë se nuk pranon sjelljen e Bashës karshi tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?