Karadziç mrekullohet nga Edi Rama, e quan “një personalitet të madh”

Ndeshja Shqipëri-Serbi, nga rezultati dhe mikpritja që kundërshtari gjeti në Tiranë e Elbasan, duket se kanë zbutur tonet e serbëve në çdo referim. Vetë presidenti i Federatës Serbe te futbollit,Tomilsav Karadziç e vlerësoi kryeministrin shqiptar Edi Rama, një personalitet të mrekullueshëm.

Në një prononcim për mediat serbe pas ndeshjes, Karadziç foli për mikpritjen e kryeministrit shqiptar dhe zbuloi disa detaje nga dhomat e zhveshjes.

“Në gjysmën e parë të ndeshjes, ai erdhi, na përgëzoi për lojën dhe kërkoi një fotografi në grup. Ai ishte një njeri i madh, zotëri. Pas ndeshjes na përgëzoi, ishte stoik, i pranoi të gjitha e na tha se kështu e ka futbolli. I mrekullueshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karadziç e pranoi se dështimi i kombëtares shqiptare në këtë ndeshje ishte një moment i vështirë, sa ç’ishte edhe kualifikimi për në Kampionatin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, theksoi se pa dronin në Beograd, gjithçka mund të ishte më e lehtë për këtë ndeshje.

Karadziç vlerësoi triumfin e Serbisë, që erdhi si rezultat i një loje të gjatë e të mundimshme, sipas tij, por kur nuk e justifikon euforinë. Kreu i federatës serbe, i bindur se i pret një cikël i ri drejt Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës. Karaxhiç shtoi se Serbia i plotëson të gjitha kushtet për këto kompeticione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?