Karamuço: ”Metamorfoza” do nxjerrë politikanë dhe policë të tjerë!
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se nga operacioni ”Metamorfoza” që po godet grupet kriminale, së shpejti do të nxjerrë emra të politikanëve dhe policëve. I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se SPAK po punon nën presion të madh, pasi gjyqtarët dhe prokurorët po kërcënohen.
”“SKY” po i mbyll gojën shumë njerëzve që deri dje rrihnin gjoksin. Duhet të verifikohen dhe ca kode aty që nuk dihet kush janë. Gjithë shteti është në akuzë, prezumohet që është i lidhur me grupet kriminale.
Në metamorfozë 3, SPAK ka paralizuar 40% të organizatave kriminale, do shohim edhe politikanë dhe më shumë policë.
Çfarë bënë këta që njerëzit mos të dilnin, i futën pistoletën në gojë një bashkëshorti të një gjyqtareje, fotografuan fëmijën e një prokurori. Shiko çfarë presioni ka SPAK, por ka bërë një tërmet”- tha Karamuço.