Karen Donfried dhe Gabriel Escobar, dy njerëz të rëndësishëm nga Uashingtoni zyrtar, mbërritën në Tiranë
Ndihmëssekretarja amerikane për çështjet europiane dhe euroaziatike Karen Donfried dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar kanë mbërritur në Tiranë.
Ata të dy janë njerëz të rëndësishëm në DASH. Ardhja e tyre dhe takimi vetëm me kryeministrin Rama dhe disa deputetë të PD, që janë antiBerishë, është një tregues që SHBA nuk e lejon ardhjen e ish-kryeministrit Berisha në krye të PD-së, pasi kanë deklaruar se nuk do të kenë asnjë marrëdhënie me këtë forcë politike, nëse drejtohet nga Berisha.
Ndërkohë sonte Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë foto nga momenti i takimit të tyre me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
“Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.
Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian”, njofton ambasada.
Ambasadorja Yuri Kim, e cila po tregon se mbetet ambasadorja me karizmatike nga të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë punuar në Shqipëri, pra Kim mbetet e prerë dhe e qartë se PD-ja nuk ka të ardhme me ish-liderin demokrat, Berisha.