Ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit, Karen Donfried: Lufta në Ukrainë e bën urgjent integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Çështja e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në kushtet e agresionit rus ndaj Ukrainës ishte në qendër të bisedimeve që Komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi zhvilloi në Tiranë edhe me Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe Zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që  zhvilluan po ashtu një vizitë zyrtare në Tiranë.

Burime zyrtare bënë me dije se të dyja palët „ranë dakord që  pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE edhe më urgjent dhe se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përbën një prioritet të përbashkët.”

Sot paradite zonja Donfried u takua me kryeministrin Rama dhe në mesditë me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkel Alibeaj, me deputetët Jorida Tabaku si dhe Gazment Bardhin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?