Karriera e Bashës, ish-kryeministri Berisha: Nuk vepron si politikan po si një mjeran

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth karrierës politike të Lulzim Bashës. Lideri historik i PD-së, thotë se Basha nuk vepron si një politikan, por si një mjeran i vërtetë përballë problemeve dhe zhvillimeve politike në vend. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” të MCN.tv, Berisha tha se në momentin që Basha po ngjitej në karrierën e tij, kryeministri Edi Rama i ofroi bashkëqeversje dhe ai pranoi.

Pyetje: Inteligjenca e Lulzim Bashës dhe aftësitë e tij politike, çfarë mendimi keni doktor?

Fibra e tij është mjerane. E them me përgjegjësi të plotë. Ky nuk vepron si politikan po si një mjeran i vërtetë. Kur ndodhi problemi i madh, Pandeli Majko dhe Ilir Meta edhe pse kanë qenë 10 vjet më të vegjël se ky por pra kanë reaguar politikisht përballë problemeve. Por ky mendon vetëm për karrigen e tij.

Dy kanë qënë momentet më vendimtare për të vërtetën, njëra ishte humbja katastrofale në 2017. Ajo që bëri me listat ishte shkatërruese. Kur dolën pollet, ky doli 36.2 dhe ishte në rritje, por Rama doli dhe tha ky është djalë i mirë.

Dhe ngeli vetëm Ilir Meta në opozitë. Dhe unë i them që i ke futur një thikë pas shpine trungut tonë elektoral. Pas rezultatit mizerabël i them zotëri duhet të japësh dorëheqjen. Ai më tha jo. Morëm rezultatin më turpërues sepse ky në një kohë kur po ngjitej, e kapi Rama dhe e uli për të qeverisur bashkë. Pra votuesit tanë e morën vesh dhe nuk e mbështetën më. Në 2017 ne mbase nuk mund ti fitonim zgjedhjet por Rama nuk e kapte kurrë 50% e kuvendit.

SHKARKO APP