KAS hap sot 24 kuti në qarkun e Beratit. Replika mes avokatit të LSI dhe përfaqësuesit të PS
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS), po zhvilloi një mbledhje ku u hapen 24 kuti votimi të qarkut të Beratit.
KAS ka marrë si provë materialet nga pajisja PEI, pas ankimimit të bërë nga LSI lidhur me parregullsitë në këtë qark.
Ndërkaq nuk kanë munguar debatet mes avokatit të LSI-së dhe përfaqësuesit ligjor të PS Eridian Salianji lidhur me raportin e mbylljes, i cili në disa qendra votimi nuk është futur në kutinë e duhur, por në valixhen e pajisjes PEI.
Avokati i LSi-së thotë se këto raste ngrenë dyshime mbi përllogaritjen e numrit të votuesve, ndërsa shton se nuk ka siguri që nuk është hapur valixhja e pajisjes PEI.
Debatet
Avokati i LSI: Nuk kemi të bëjmë me lapsus. Kush paska votuar në këto qendra votimi? Si e kanë llogaritur numëruesit numrin e votuesve kur nuk kanë pasur procesverbal?
Eridian Salianji: Numrin e zgjedhësve, numëruesit e nxjerrin nga procesverbali i mbylljes së votimit. Kur mbyllet kutia e votimit shënohet numri i zgjedhësve. Thjesht për të bërë check-imin duhet ky i PEI-t. Edhe sikur të mos jenë këto dyja ka material të bollshëm zgjedhor për tu hetuar.
Avokati i LSI: Udhëzuesi normon pjesën e procedimit të pajisjeve PEI. Z. Salinji ku e gjeni sigurinë që thoni që ky procesverbal i mbylljes së PEI-it, i cili është në valixhen e PEI-t, nuk është futur aty më përpara?! Përpara se ti jepet KQV-së, sekretarit dhe kryetarit për të bërë evidencat përkatëse? Ku e gjeni ju sigurinë që qenka futur në valixhe edhe nuk qenka hapur më?
KOHA JONË SONDAZH

