KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI për qarkun e Beratit: S’ka përsëritje zgjedhjesh
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e ka hedhur poshtë kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat. Nga ana tjetër, KAS nesër do të japë vendimin për rinumërimin e votave.
Për qarkun e Beratit ishin identifikuar 57 raste të dyshimta: -2 raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë, përkatësisht në dy QV të ndryshme, -19 shenja gishtërinjsh (secila shenjë është unike) të përdorura si nënshkrim biometrik për identifikimin e 53 zgjedhësve.
Në kushtet kur e humbi mandatin për vetëm 77 vota, LSI i kërkoi KAS pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi qarku Berat e si pasojë përsëritjen e zgjedhjeve.
https://arkiva.kohajone.com/pavlefshmeria-e-25-prillit-ne-gjirokaster-kas-rrezon-kerkesat-e-pd-lsi-ska-perseritje-zgjedhjesh/