“Kastrati Group” sjell kompaninë e famshme ajrore “Ryanair”, çmime të lira dhe avionë të rinj
“Kastrati Group” mbetet surpriza e vitit. Me investime dhe shërbime ekselente në Rinas krijoi një emër prestigjioz Shqipërisë gjatë verës së këtij viti, ku erdhën miliona e miliona turistë.
Në fakt qëkur administrimin e mori grupi “Kastrati” gjithçka ndryshoi në aeroport. Menaxhim korrekt dhe kujdes ndaj pasagjerëve që vijnë apo ikin nga Shqipëria.
Kjo vjen falë Musa Kastratit, një djalë i ri, pasionant për punën dhe dashamirës ndaj vendit të tij. Ai është administrator i Rinasit.
Ndërkohë “Kastrati Group” sjell në Shqipëri gjigandin e fluturimeve ajrore, kompaninë e mirënjohur “Ryanair”, e cila do të nisë operimin në Shqipëri në 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët.
CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi sot në Tiranë se aktualisht janë rezervuar rreth 70 % e vendeve të ofruara. Fluturimet e “Ryanair” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 euro për një drejtim.
“Javën e ardhshme, të martën më 31 tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur për muajin e parë të fluturimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhetime me çmime vërtet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipërisi dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu, si linja ajrore nr.1 në Evropë. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi i rezervimeve të kryera në avancë dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të “Ryanair” për në dhe nga Tirana.”- u shpreh O’leary.
Fluturimet e reja të Ryanair në Shqipëri do të mundësojnë 17 destinacione të reja ku përfshihen: Brukseli, Düsseldorfi, Londër, Milano, Paris dhe Romë.
Përfaqësuesi i “Kastrati Group” u shpreh se industria e aviacionit në Shqipëri është në krye të çdo liste klasifikimi ndërsa numri i turistëve ka shënuar shifra rekord.
“Duhet të përmend disa numra, për të vendosur gjërat në perspektivë. Që prej ditës së sotme, aeroporti ka arritur 5.8 milionë pasagjerë, dhe do të arrijmë 6 milionë deri në fund të muajit, që do të thotë 7 milionë në fund të vitit. Kjo ka të bëjë me 37% rritje nga viti 2022, dhe është e jashtëzakonshme. 110% më shumë se 2019, që e vendos aeroportin e Tiranës dhe industrinë e aviacionit në Shqipëri në krye të çdo liste klasifikimi, një rikuperim nga viti 2019, postcovid. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe jemi gati të shkojmë në nivelin e ardhshëm. Objektivi i kompanisë është që këto zhvillime të bëhen në kohën e duhur dhe rritja të jetë e pashmangshme në të ardhmen. Ky është një investim i “Kastrati Group”, qeverisë shqiptare, Ryanair dhe mirëpret çdo kompani tjetër që dëshiron që të investojë në rritjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës”.
Michael O’Leary, CEO i Ryanair vizitoi Tiranën sot me ekipin e tij të shitjes dhe ekipin operacional për të promovuar fillimin e fluturimeve të Ryanair për në/nga Tirana, te martën me 31 Tetor. Për të festuar këto rezervime rekord, Ryanair ka nisur një fushate promocionale 3 ditore në të 17 destinacionet e reja për/nga Tirana, me 50,000 vende qe jane në shitje duke filluar nga 14.99 €, të cilat janë në dispozicion nga Nëntori 2023 deri në Mars 2024 (edhe pse këto vende duhet të rezervohen deri më 28 Tetor direkt në faqen e internetit të Ryanair.com).
Gjatë 4 dekadave të fundit, “Ryanair” ka sjellë një revolucion në udhëtimin ajror nëpër Evropë duke kombinuar tarifa të ulëta dhe fluturimet e përpikta në orar, si dhe avionë Boeing 737 të rinj duke ofruar shërbim të mirë ndaj klientit. Trafiku i pasagjerëve dhe turizmi shqiptar janë frenuar gjatë kesaj kohe nga kompanite ajrore ekzistuese që ofrojnë bileta me çmime të larta, të cilat nuk kanë arritur të japin rritje të turizmit dhe të trafikut gjatë gjithë vitit. Ryanair deklaroi se është i vendosur t’i japë fund oligopolit.
Me çmime që fillojnë nga vetëm 15 € (për një drejtim), 17 destinacionet e reja të Ryanair në Tiranë këtë dimër mundësojnë fluturime të shpeshta: 2 fluturime në ditë për në Londër dhe Milano, si dhe fluturime të përditshme në Bolonjë, Bruksel, Katania, Piza, Romë dhe Venecia. Ryanair do të mirëpresë mijëra vizitorë për herë të parë në Shqipëri këtë dimër. Ryanair tha se vazhdon të punojë me Qeverinë Shqiptare dhe aeroportet e tij, për të eksploruar destinacione të reja për/nga Tirana, si dhe hapjen e destinacioneve të reja drejt aeroporteve të tjera shqiptare gjatë 3 viteve të ardhshme.
Në vitin e parë të operimit kjo kompani pret të ketë mbi 1.6 milionë pasagjerë, ndërsa ofron mbi 1 mijë vende pune në Shqipëri.
https://streamable.com/t5m935