Kastriot Islami: Fundi në strehën e maskarenjve…
Nga Kastriot Islami –
Historia ka treguar se cdo lloj Princi, për shkak të sjelljeve dhe veprimeve antipopullore e antikombëtare.. tenton në periudhën e fundit të mbretërimit të shpëtojë nga dështimet, marrëzitë, dëmet e paimagjinueshme dhe ndëshkimi duke u fshehur në strehën e maskarenjve si tradhëtar… Në strehën e sharlataneve, herë duke u paraqitur si kloun, herë si nacionalist aguridh i neveritshëm, dhe herë si populist i pështirë…I vetmuar dhe i mbështetur deri në fund nga fundërrinat që s’pushojnë e nuk ngopen së përfituari…të cilët më shumë e kërkojnë sesa i kërkon me qiri deri në fund…madje më shumë e shtyjnë për interesat e tyre drejt bëmave sesa e frenojnë…Frikën e Princit nuk e qetëson as jeleku prej antiplumbi dhe as makina e blinduar, madje as lajkat e sejmenëve vëndas e të huaj… ndonëse nuk e mendon fundit e tij pavarësisht pagjumësisë dhe ëndrrave të tmerrshme që e mundojnë cdo natë…Sepse gjithmonë kishte menduar që mashtrimet e bllofet e kishin shëndërruar në mjeshtër të marifeteve dhe në hero që e adhuronte së paku shumica e qytetarëve…Por nuk i rezulton kështu sa më shumë ndizet revolta qytetare që e tmerron…
Ky fund i pashmangshëm është logjik…
Sepse, së pari, Princi ynë është i paaftë ambicioz dhe i paditur kronik… Dhe si cdo i paaftë ai vuan rëndë nga kompleksi i inferioritetit…Inferioritetin e tij përpiqet ta kompensojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani…Me veshje e pamje ekstravagante, sjellje perverse, xhestikulacione trupore dhe impozime qesharake..Dobësitë tenton t’i maskojë me arrogancë e ulurima, cinizëm e ofendime, por edhe me frikë e depresion…Eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me eksitantë…Ndërkohë që fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior, vecanërisht ndaj të aftëve..Ndaj të huajve rezulton lëpirës, frikcak, qesharak e kompromentues…
Sepse, së dyti, Princi ynë është i babëzitur, pra nuk ngopet as me pushtet dhe as me para, as më të dyja bashkë, duke menduar se kështu do të bëjë a do të mbetet në histori. Prandaj ai mban pranë vetes dhe bën shokë të ngushtë hajdutët, kriminelët dhe gangsterët që shtyjnë për më shumë para të pista e jetë të shfrenuar luksoze…Me një dëshirë ekstreme për të vjedhur dhe për të kontrolluar gjithcka…Mburravec i sëmurë, që e konsideron veten i vetmi hero që sakrificat e tij s’ia kuptojnë dhe vlerësojnë as bashkëpuntëtoirët dhe as populli …Fundi i pashmangshëm dhe abandonimi nga të gjithë e tmerrojnë…
Sepse, së treti, Princi ynë është frikacak, pra ka shumë frikë nga revolta qytetare dhe fundi i tmerrshëm… Ai tanimë e ka të qartë shumë mirë se qytetarët janë më të mencur se ai dhe ja kanë kuptuar injorancën, hilet e mashtrimet tinzare, dhe se bashkëpuntorët e afërt ja kanë me hile, prandaj kohët e fundit ka filluar të kërkojë mbështetjen e të huajve, duke u hequr interesant e miqësor me ta apo duke u treguar përralla e barcaleta e bërë humor banal sa herë i fton për pritje. Nga ana tjetër, për të maskuar frikën që i është futur deri në palcë, kërkon ti friksojë qytetarët duke ju krijuar përshtypjen se ka me vete të fortët e kriminelët, bandat e mafian, me të cilët sillet dashamirës dhe i nënshtruar, deri lëpirës…Po nuk del dot jasht karakterit të tij kontrapedal duke u sjellë me të gjithë qytetarët e thjeshtë arrogant, duke qënë i bindur se vetëm kështu do të mund ti nënshtrojë; …me vajzat e gratë sillet qëllimisht gojëpisët e fjalëndyrë…me të moshuarit tallës e cinik…Po shpesh edhe kur ndodhet në situata të vështirë e të pakëndshme bën rolin e klounit duke u qyrravitur por pa harruar të tallet me të gjithë e duke bërë gjithë dynjanë të gajaset…
Syri.net
12 shkurt 2020
KOHA JONË SONDAZH

