Kastriot Islami: Protesta e të rinjve është leksion për të gjithë

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami shprehet se protesta e rinjve buron nga keqqeverisja dhe të rinjtë nuk kanë nevojë për leksione.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Islami shkruan se: “Kjo gjenerate të rinjsh në proteste s’ka nevoje për leksione apo këshilla, por të gjithë ne duhet mësojmë prej tyre…

Ky ndërgjegjësim rinor po rritet me shpejtësi të madhe, pa pasur nevojën e një organizimi “politik”…. Ajo që ka ndodhur këto mbrëmje te këtij dhjetori është një leksion i përsosur “demokracie” për të gjithë politikanet por edhe per te gjithe shqiptarët që më së pari jetojnë e vuajnë në Shqipëri por edhe për të gjithë ata emigrantë që përjetojnë kurbetin e vështirë për shkak të keqqeverisjes së 7 vjetëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjenerate te rinjsh ka ndjere e pesuar mbi supet e saj se qeverisja aktuale jo vetëm i ka varfëruar, shkatërruar shtëpinë e pronën, nënshtruar, blerë votën por edhe i ka dhunuar e më së fundmi po i merr edhe jetën…duke i detyruar të emigrojne, pra duke ju vrarë shpresen dhe te ardhmen!

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikerisht keto nuk i durojne dot me keta te rinj dhe mbi te gjitha nuk pranojne asnje lloj kompromisi dhe nuk mundet askush ti komprometoje, aq me pak Rama qe e konsiderojne nje mashtrues ordiner, nje “kufome” qe fshihet dhe kundermon e kur eshte keq lepihet! Ky eshte nje ndryshim shume i madh!”.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?