Kastriot Islami: Rama kërkon 51 % pushtet? Më pak se në 2017! Por, pak më shumë se në 2013?!

Nga Kastriot Islami –

Rama kontrollon maxhorancën, parlamentin, opozitën parlamentare që askush si tjetër në botë e ka kthyer në fasadë me para e kërcënime. Prap kërkon pushtet, pavarësisht se ka dështuar nga mbingarkesa e pushtetit!

Rama në 2017 kërkoi i vetëm, edhe tepsinë, edhe timonin e pushtetit, sepse Meta nuk e linte tja jepte pushtetin socialistëve, por prej 4 vjetësh grabit pasurinë kombëtare dhe fondet publike vetëm për kupolën rilindase. E pati për 8 vjet Iodrën e “tespsisë” dhe timonin e pushtetit dhe dështoi… e tani kërkon një mandat të tretë…

Rama në 2013, i mashtroi qytetarët me tezën “fajin e ka Saliu” dhe kërcënoi shqiptarët duke ju thënë se “s’keni parë gjë akoma” dhe i përdori 87 mandatet vetëm për të vjedhur dhe kanabizuar vendin…Por në fund të mandatit pasi dështoi deklaroi: nuk më la Meta të qeverisja, dua edhe një mandat të qeveris vetëm…!

Rama gjatë 8 vjetëve ka kapur për fyti shtetin duke uzurpuruar të gjithë insititucionet kushtetuese dhe prap është një “derr i pakënaqur” me veteveten dhe me të gjithë…duke i qyrravitur se jo të gjithë i binden! Tani kërkon prap pushtet.. nuk kuptohet se për cfarë e do përsëri pushtetin? Mashtruesit pranë tij deklarojnë se këtë rradhë, Rama e kërkon pushtetin për qytetarët???!!! Nuk kuptohet mirë nga kjo deklaratë se për kë ka punuar gjatë 8 vjetëve?

Rama ka vënë prej 8 vjetësh nën kontroll biznesin, median, shoqërinë civile dhe së fundmi edhe gjyqsorin, e prap ankohet se nuk e lejojnë të qeverisë sic mendon ai…Kush? Edhe kjo është e paqartë! Ai kërkon këtë rradhë vetëm 51 % pushtet, sigurisht vetëm, pavarësisht se i ka të gjithë pushtetet nën kontroll??!!

Rama prej më shumë se 11 vjetësh bllokon dhe pengon integrimin e Shqipërisë në BE, një dëshirë masive shqiptare e shprehur me zë të lartë që në 1991… Madje për shkakun e tij, Shqipëria ka rrëshqitur në rënditje pas Serbisë dhe Malit të Zi..ndërkohë që para 2008 ishte para tyre… E prap nuk i del inati… Vazhdon të konfrontohet me BE për pushtetin e tij personal, për mandatin e tij të tretë…duke refuzuar të respektojë mesazhin e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme…

Rama gjatë këtyre 8 vjetëve i ka degjeneruar zgjedhjet, me vendosjen e deputetëve me rekorde kriminale, me blerjen e votave, me kërcënimin e votuesve. Ka uzurpuar përmes zgjedhjesh moniste 100 përqind të pushtetit vendor. Por përsëri është i pangopur…dhe kërkon një mandat të tretë…Duket e cuditshme??!!

Rama kontrollon pjesën më të madhe të medias, madje është i vetmi në botën demokratike që zotëron televizionin privat ERTV me emrin e tij??!! Dhe cuditërisht përsëri ankohet për median kazan apo fake median???!!! Sepse bezdiset që nuk e ka 100 % nën kontroll! E do ta ketë të gjithë lodrën për vete, madje vetëm për vete!

Përmbledhtas. Ka pasur dhe ka shumë pushtet, pothuajse të gjithë pushtetet. Tani kërkon 51 % pushtet për të qëndruar edhe një mandat në pushtet? Kjo i duket e cuditshme të gjithëve! Kurse vetëm ai habitet si nuk e kuptojnë shqiptarët dhe partnerët përse ky kërkon 51 % pushtet për të qëndruar dhe ushtruar pushtet! Sëmundje e rëndë që e ka rrënuar!

Dhe a e dini përse? Se nuk di të bëjë asgjë tjetër… vecse të ketë pushtet autoritar e deri policor për të ushtruar dhunë, vjedhur gjithcka publike dhe rritur pasurinë e tij të paligjshme! Kërkon pushtet nga paaftësia për të jetuar pa pushtet!

Të gjithë e mëshirojnë: I shkreti, nuk jeton dot pa pushtet. Tentoi të urzurponte të gjithë pushtetet dhe u fundos nga pesha e rëndë e pushteteve. Për tu lehtësuar pak, tani kërkon pushtet, por më pak! Po jo edhe aq pak, vetëm 51 %! Një mandat të tretë për të qeverisur i vetëm! Jo aq të madh sa mandati i II ! Por, jo edhe aq të vogël sa mandati i II!

Haaaaaaaaaaaa! Cudi sa pak kërkon! Për më tepër që këtë rradhë e kërkon jo për vete por për të punuar për qytetarët!

SHKARKO APP